MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

Edhe po vdiq Edi Rama, Berisha nuk vjen dot në pushtet!

14.02.2023 - 20:32

Nga Kreshnik Spahiu

Kam dëgjuar mijëra demokrat që thonë: “E keqja e madhe e Shqipërisë, është Edi Rama”.
Për të gjithë ata që kanë këtë iluzion, unë do i shtroja këtë pyetje:
“A vjen Sali Berisha në pushtet, nëse sot vdes Edi Rama?

Joooo jo Sali Berisha i ka shanset zero edhe sikur Partinë Socialiste ta drejtojë Erion Braçe apo Erion Veliaj për këto arsye: – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë paralajmëruar demokratët nëpërmjet të dërguarit Escobar dhe ambasadores Yuri Kim, që: “Demokratët do hanë bar, nëse shkojnë pas Sali Berishës, gjë e cila nënkupton se nuk do lejojnë ardhjen e tij në pushtet në asnjë rrethanë.
– Partia Demokratike është copëzuar aq shumë sa nga gjiri i saj janë krijuar 17 parti dhe i ngjan atij plakut pervers që është dicorcuar nga 17 gra në jetë dhe në moshën 80 vjeçare kërkon të bëhet dhëndër sërish duke u martuar me një vajzë 18 vjeçare. “Ska më mjerim sesa kur një plak me ego politike që vepron 24 orë dhe mendon tja nis nga e para” – thotë Seneka.
– Partia Socialiste një parti shekullore është e konsoliduar, pasuruar, forcuar përballë një partie të varfëruar, coptuar dhe provincializuar me fshatar të lodhur si Partia Demokratike. Partia Socialiste e ka blerë dhe kontrrolluar opozitën e saj.

– Forca e socialistëve shqiptar në fakt nuk është Rama, por partia dhe strukturat e saj. Ju kujtoj që në ditët e saja më të këqija 1997 Partia Socialiste e rrëzoi Berishën pa kryetar partie sepse Fatos Nano ishte në burg. Në këto kushte edhe sikur të mos jetë fare Edi Rama apo të vdes, Berisha nuk i largon dot socialistët nga pushteti.
– Berisha humbi me 1 milion vota në 2013 kur kishte gjithshka: Pushtetin, paranë, qeverine, bashkine, Amerikën, nderkombëtarët dhe komisionin e zgjedhjeve. Imagjinoni tani që i ka të gjitha kundra: Qeverine, bashkite, paranë, median, Ameriken, ndërkombetaret dhe është e perçare me sa vota do humbasë?

E keqja e Shqipërisë nuk është Edi Rama por sistemi që ai krijoi me Sali Berishën në 2008, pikërisht dy javë pas Gërdecit. Amnistoi Berishën për masakrën e Gërdecit dhe i mori në tavolinë Kushtetutën dhe sistemin elektoral.
Sa herë Berisha ka pretenduar se bën luftë, në fund ka bërë pazar me socialistët. Kështu ndodhi në 2008 dhe 2017.
Kështu do ndodh edhe tani. Berisha po bën presion që të marr një pazar dhe garanci nga Rama.
Berisha do e lërë Ramën të qeverisë në mandatin e 4 apo 5, duke marr në këmbim garanci për familjen dhe bizneset.

Revolucioni i tij nuk është kundër Edi Ramës, por kundër Amerikës, prandaj gënjen dhe fantazon video seksi të ambasadorve.
Revolucioni i tij nuk është kundër Ramës sepse atij nuk i duhet Rama i vdekur por i gjallë sepse është i vetmi që mund ta mbroj nga prangat amerikane.
Revolucioni i tij nuk është kundër Ramës, sepse ai e di shumë mirë, që as i vdekur nuk e mund dot, sepse amerikanët nuk do e lejojnë të vijë në pushtet.
Berisha e di shumë mirë fatin e revolucionit anti-amerikan. Madje ai e di shumë mirë se kush do vritet nga ky revolucion. Thjesht po pret një pazar nga Rama para se ta eleminiojnë dhe ekzekutojnë pokitikisht.
Shqiptarët e mençur e kuptojnë fare mirë që pushteti mund të rrëzohet me një revolucion pa Sali Berishën.
Ai është oksigjeni që i jep frymarrje Edi Ramës.

Pas çdo revolucioni anti-amerikan të Berishës, Edi Rama ringjallet dhe rilind nga e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët