Një banesë tek komuniteti egjiptian në Shkodër është përfshirë nga flakët.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se si pasojë e flakëve është djegur dhe ka ndërruar jetë një 55-vjeçar, Kapllan Nasufi, që ndodhej brenda objektit.
Gjithashtu bëhet me dije se dhe bashkeshortja e viktimës, Nafije Nasufi, ka pesuar djegie por eshte jashte rrezikut dhe ndodhet ne Spitalin e Shkodres.
Ndërkohë zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Efektivët e Zjarrëfikëses dhe policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar 55-vjeçarin.
Ndërkohë arsyet e zjarrit janë ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.