Kreu i PD, Sali Berisha një ditë para protestës së thirrur të enjten, ka deklaruar se në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, por e ka akuzuar se “ka frikë dhe tmerr, ndaj kërkon të na stërpërgjysmojë”, duke iu referuar përjashtimit të deputetëve të PD.
Sali Berisha: Kam një ngjirje zëri por po përpiqem ta kursej për nesër se nesër është beteja, ditë beteja, ndaj dhe sot do jem shumë kursimtar për zërin.
McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA, dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe sigurisë së SHBA meriton një ndëshkim ekzemplar.
Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të demokracisë është largimi i tij nga pushteti.
Ndaj dhe cdo ditë, cdo betejë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Sot ata marrin përsipër të përjashtojnë dhe një grup tjetër tonë nga Parlamenti se nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e parlamentit por ka fikë e tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë.