MENU
klinika

Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit

Sopranoja 11-vjeçare në koncertin simfonik vokal

15.02.2023 - 15:51

Kultivimi i talenteve që në vegjëli dhe mbështetja e tyre për t’u ngjitur në skenën e madhe të Teatrit të Operës dhe Baletit është prioriteti i TKOB.

Koncerti simfonik vokal, “Oh Dolci Baci”, që TKOB kishte përgatitur me rastin e ditës së Shën Valentinit, solli performanca të shkëlqyera nga studentët e Konservatorit të Salernos dhe solistët e TKOB-it.

Por, e veçanta e mbrëmjes së djeshme në TKOB ishte interpretimi i Isabel Poros. Me timbrin e saj të ngrohtë prej një sopranoje profesioniste, 11-vjeçarja Isabel Poro, debutoi për artdashësit shqiptar Musetta’s Waltz “Quando m’en vo” nga opera “La Boheme” e G.Puccini-t.

Isabel Poro fillimisht ka mahnitur publikun ndërkombëtar me zërin e saj të rrallë, duke rrëmbyer edhe çmime të rëndësishme në Moskë, Itali, e Shqipëri, ndërsa është e ftuar të debutojë edhe në skenën gjigande të “Sanremo-s”, si një “ambasadore” e vërtetë e vendit tonë, që rrit talente të tilla.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe