15.02.2023 - 16:00
Pas Ferrarit ka ardhur dhe prezantimi i makinës nga ana e Mercedes për sezonin e ri 2023.
“Shigjetat e Argjendta” kanë ardhur me makinën Ë13, e cila vjen në ngjyrë të zezë, njësoj si ajo e vitit 2020, kur Hamilton fitoi dhe titullin e tij të shtatë dhe të fundit kampion bote në Formula 1.
Gjatë prezantimit të makinës, shefi i skuadrës gjermane, Toto Volf u shpreh: “Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por kemi mësuar shumë. Shpresoj që 2023 të jetë një provë që kemi mësuar si t’i rregullojmë gabimet”.
Këtë vit fansat e Mercedes vijnë me pritshmëri të lartë, të cilët besojnë te Luis Hamilton për t’u shpallur për të tetën herë kampion bote.