MENU
klinika

Gara për Bashkinë e Tiranës

Spahiu: PD ka zgjedhur kandidatin më të dobët në 25 vitet e fundit

16.02.2023 - 11:06

Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Erion Veliaj do të fitojë me një diferencë me më shumë se 30 mijë vota në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Top Story”, Spahiu u shpreh se përballë Veliajt, PD ka vendosur Belind Këlliçin i cili sipas tij është kandidati më i dobët që ka pasur opozita në 25 vitet e fundit. Ai shtoi se sot PD-së i duhej një kandidat shumë herë më i fortë përballë Veliajt në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por ka zgjedhur një emër 5 herë më të dobët.

“Në 25 vite për herë të parë opozita ka kandidatin më të dobët të historisë së vet politike. Të gjithë kandidatët që kanë humbur thellë me socialistët kanë qenë më të fortë se kandidati akual. Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Halim Kosova kanë qenë personalitete që kanë pasur vota përtej PD-së dhe kanë marrë gjithmonë vota përtej partisë.

Sot kur PD-së i duhej një kandidat pesë herë më të fortë se këta të katërt e ka zgjedhur 5 herë më të dobët. Unë kam bindjen që Erion Veliaj fiton me një diferencë më shumë se 30 mijë vota në Tiranë dhe këtë e kam bast publik dhe politik. Erion Veliaj do të ketë një fitore shumë të thellë sepse ka një opozitë të përçarë dhe ka një kandidat shumë të dobët, deklaroi Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi deri tek Kreshnik Spahiu

Ja kush pritet të hyjë në garën për parlamentin e ri në 2021!