Champions League vijoi me ditën e dytë të ndeshjeve me eliminim direkt për fazën e 1/8. Në ndeshjet e para, Benfica fitoi 0-2 me Club Brugge në Belgjikë. Në Gjermani, Dortmund fitoi 1-0 me Chelsea, teksa londinezët nuk ngrenë kokë as në Champions League pas krizës në kampionat. Ndeshjet e kthimit do luhen në 7 mars.
Në “Jan Breydel Stadium”, Club Brugge humbi 0-2 me Benfican. Golat për portugezët u shënuan nga Joao Mario me penallti në minutën e 51 dhe Neres në minutën e 88. Vlen për t’u theksuar se në minutën e 45 për vendasit u anullua një gol për pozicion jashtë loje.
Në “Signal Iduna Park”, Dortmund fitoi 1-0 me Chelsea. Dueli u vendos nga goli i Adeyemi në minutën e 63 të ndeshjes. Djemtë e Potter vuajnë edhe në Champions League, teksa kriza e kampionatit vijon të rëndojë mbi Blutë.
Champions League – faza e 1/8 – ndeshjet e para
Club Brugge 0-2 Benfica
Dortmund 1-0 Chelsea
* Ndeshjet e kthimit do luhen në 7 mars.