Një gjest i vërtetë bujarie. Pas donacioneve të shumta të bëra nga klubet turke të futbollit, lojtarët e Galatasaray do të dhurojnë pagat e tyre për viktimat e tërmetit në Turqi, njoftoi të mërkurën presidenti i klubit.
“Shumë nga lojtarët tanë hoqën dorë nga pagat e tyre, për të financuar operacionet e ndihmës ndaj viktimave të tërmeteve”,- tha Dursun Özbek në një konferencë shtypi.
Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas, tre klubet e mëdha të Stambollit, kanë nisur gjithashtu fushata donacionesh, duke dërguar kamionë me ndihma në provincat jugore dhe juglindore të vendit të shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit.
Premier League turke u pezullua pas tërmetit dhe dy klube të Süper Lig (Hatayspor dhe Gaziantep) vendosën të tërhiqen. Këto dy klube janë të vendosura në provincat veçanërisht të prekura. Sulmuesi ganez Christian Atsu, një lojtar i Hatayspor, nuk është gjetur ende nëntë ditë pas tërmetit.
Bir yardım tırımız daha @AFADBaskanlik ile koordineli olarak Kahramanmaraş’a doğru yola çıktı.
Sabah 10.00 itibarıyla Nef Stadyumu’ndaki yardım merkezimizde buluşuyoruz.
Destekleriniz için sonsuz teşekkürler. ❤️🤍 pic.twitter.com/eJabEG0xNE
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 15, 2023
Ndeshjet e ligës do të rifillojnë më 3 mars, ka njoftuar presidenti i Federatës Turke të Futbollit.