Shtyhet seanca gjyqësore e zhvilluar për lejimin e ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva.
Mësohet se gjyqi shtyhet për në datën 03:03:2023 në 09:30 për shkak se mungonin avokatët e ruses!
Timofeeva u arrestua rreth 3 muaj më parë në vendin tonë nën akuzën e spiunazhit, pas sulmit të ndodhur në uzinën e Gramshit.
Kujtojmë se dy shtetas rusë dhe një ukrainas, pasi sulmuan rojet e uzinës së armëve në Gramsh, tentuan të hyjnë brenda perimetrit të ndaluar.
Mikhail Zorin, 24-vjeç, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .