Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës dy infermiere. Bëhet e ditur se në pranga është vënë K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore. Por siç ishte në gjendje të dehur, ai ka goditur dy infermieret që po i jepnin ndihmë mjekësore, si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në kryeqytet në fillim të këtij muaji. Familjarë të një pacienti të shërbimit infektiv dhunuan mjeken që ishte në turn për neglizhencë në punë.
Po ashtu, ata shkaktuan edhe dëme materiale në spital.