Presidenti Bajram Begaj në kuadër të vizitës në Kosovë dhe pjesëmarrjes në ceremonitë shtetërorë për kremtimin e 15-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, ëhstë takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Begaj e uroi Kurtin për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe përshëndeti arritjet e Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të angazhimeve të marra 15 vjet më parë.
Gjithashtu gjatë takimit nuk u la pa përmendur as edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti e vlerësoi domosdoshmërinë e vijimit të këtij dialogu dhe e siguroi Kurtin, se Shqipëria do të jetë krah Kosovës dhe institucioneve të saj në të gjitha sfidat dhe përpjekjet për të zënë vendin që meriton në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale.
Ndër tjeta kreu i shtetit theksoi qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme.