MENU
klinika

35 pagesa në vit

Biznesi paguan 37.3% të fitimit në taksa

08.12.2018 - 13:33

Të bësh biznes në Shqipëri është e vështirë edhe për shkak të taksave. Jo më kot, Banka Botërore në raportin më të fundit të të bërit biznes, na rendit në vendin e 122-të në botë në drejtim të pagesës së taksave, ose të fundit në rajon.

Një biznes shqiptar duhet të paguajë plot 11 taksa, të cilat përkthehen në 35 pagesa vjetore, duke qënë se ato paguhen me frekuenca të ndryshme në varësi të llojit të taksës. Pagesa e këtyre taksave merr rreth 252 orë në vit, dhe përkthehet në 37.3% të fitimit, po aq sa një vit më parë.

Në të dy këta indikatorë, Shqipëria është më keq se mesatarja europiane, si në drejtim të kohës që duhet për të paguar taksat, ashtu edhe në drejtim të kostos së tyre.

Taksa për sigurimet shoqërore është ajo që e vret më shumë një biznes mesatar shqiptar, pasi i heq 16.9% të fitimeve. Kjo lloj takse paguhet çdo muaj, kur edhe hidhen rrogat e punonjësve. Taksa e dytë për nga barra fiskale është ajo koorporartive, që heq 14.01% të fitimit të një biznesi mesatar të marrë në analizë nga Banka Botërore.

Kontributet që duhen derdhur për sigurimet shëndetësore përkthehen në 1.92% të fitimit, ndërsa ajo për taksat bashkiake në 1.42% të fitimit, ajo për pronën në 1.21%, ajo për ndërtesën në 1.06%, ndërsa ajo për pronën në 0.12%.

Taksat e mbetura nbdërkohë janë të pallogaritshme ose indirekte, si TVSH, taksa për qarkullimin që përfshihet te çmimi i karburantit, apo taksa mbi punën. Pra, në total, janë 11 taksa, të cilat drejtpërdrejtë apo jo, peshojnë mbi bizneisn shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdojnë të shesin dhe blejnë

Mashtrimi me bizneset pasive


Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet