MENU
klinika

Albin Kurti për 15-vjetorin e Pavarësisë

“Kosova, shembull i demokracisë në Ballkan”

17.02.2023 - 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës dhe pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë, modelin e japin qytetarët”, tha ai.

Sipas tij në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, detyra jonë kryesore është se kur të vije 20 vjetori, të jenë të rejat dhe të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për të jetuar”, tha ai.

Kurti tha se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan. “Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore”, tha ai.

“Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë sot

Kosova shënon 15-vjetorin e Pavarësisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë