MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse qajnë bebet?

17.02.2023 - 10:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Fëmija im i vogël qan shumë. Ndonjëherë mendoj se është thjesht për faktin që është i vogël, por herë të tjera më duket se nuk ia kuptoj problemet që ka. A mund të më ndihmoni?

Mjeku: Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë. Shkaqet mund të jenë si më poshtë:

Bebi mund të jetë i uritur, i ndotur, ndihet i vetmuar, jo rehat ose ka frikë
Kriza e laktacionit tek nëna. Kërkesa e bebit për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj kanë nevojat të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.
Bebi mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.
Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3-muajshe. Zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes; kriza fillon papritur me të qara me zë të lartë dhe pak a shumë të vazhdueshme që mund të zgjasin për disa orë, fytyra skuqet dhe mund të vërehet zbehje e zonës përreth gojës; barku është i fryrë dhe i tensionuar, këmbët janë të mbledhura mbi bark; krahët janë të mbledhura. E qara mund të përfundojë kur bebi është krejtësisht i lodhur, por më shpesh vërehet një përmirësim i menjëhershëm pas defekimit ose eliminimit të gazrave. Mund të shoqërohet me thithjen me rrëmbim të gjirit dhe gëlltitjen e ajrit gjatë të pirit.
Mbiushqyerja, përmbajtja e lartë e karbohidrateve në qumësht dhe alergjitë intestinale mund të shkaktojnë kolika. Një ekzaminim i kujdesshëm mjekësor është i nevojshëm për të përjashtuar mundësinë e ndonjë invaginacioni, hernie të inkarceuar, qime në syrin e bebit, otiti, pilonefriti apo çrregullime të tjera. Mbajtja e bebit në pozicion vertikal ose vendosja e tij përmbys mund të ndihmojë në disa raste.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dritëro Agolli

I miri Baba Reshat

Shenjat për të rriturit dhe fëmijët

Si ta dalloni që jeni dehidratuar?