MENU
klinika

15 vite Pavarësi

Homazhe te varri i Rugovës dhe memoriali i Jasharit

17.02.2023 - 12:34

Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e cila u shpall më 17 Shkurt të vitit 2008.

Krerët e shtetit të Kosovës, përfaqësues të opozitës në Prishtinë dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj bënë homazhe në Prekaz në memorialin Adem Jashari.

Në fjalën e tyre të rastit, zyrtarët e shtetit të Kosovës dhe Presidenti Begaj që ndodhet në Kosovë prej të enjtes, vlerësuan trashëgiminë e lënë pas nga Adem Jashari, Ibrahim Rugova e të tjerë, për atë që është sot Kosova, shtet i pavarur dhe demokratik.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Bëmë nderim dhe tek monumenti i të pagjeturve, i atyre që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella përderisa bëjmë përpjekje të pareshtura dhe punë të çdoditshme që t’i gjejmë më të dashurit tanë. Por sot është edhe një ditë shprese për shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me qytetarët më të rinj për nga mosha, është edhe shteti më i ri në Europë me një rrugë të qartë përpara. Ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe familja euroatlantike është aty ku Kosova e ka vendin dhe ku do ta gjejë vendin e saj shumë shpejt.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj: Kënaqësi për mua të jem sot këtu pjesëmarrës në 15 vite shtet i lirë dhe i pavarur i Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Besoj se rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të shpalljes së pavarësisë. I kujtojmë me mall, dhimbje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është kryeqyteti i Republikës, por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, prandaj ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë.

Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca: Pavarësia dhe liria ka qenë e pamundshme pa luftën e lavdishme të UÇK-së, e momenti më i lavdishëm i UÇK të popullit tonë ka qenë lufta e Jasharajve, lufta e Prekazit kundër Serbisë për çlirim dhe flijimi i familjes Jashari. Sakrifica e Jasharajve e ka ngritur në një dimension tjetër edhe kombin shqiptar, por në anën tjetër edhe ka zgjuar botën, e ka tronditur ndërgjegjien ndërkombëtare dhe prej atij momenti nuk ka pasur askush dyshim që liria për popullin shqiptar dhe liria e Kosovës është e pashmangshme. Prandaj gjithmonë duhet të vijmë këtu që të përkulemi para kësaj sakrifice madhështore e cila do të kujtohet gjithmonë prej brezave që vijnë.

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bashkë me Presidentin shqiptar Bajram Begaj, bënë homazhe edhe te varri i Ibrahim rugovës si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Pas mbledhjes festive të Qeverisë së Kosovës, u bë edhe ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë sot

Kosova shënon 15-vjetorin e Pavarësisë

Shkollat-shtëpi që mbajtën gjallë arsimin

Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë