MENU
klinika

Barcelona dhe United shënojnë 4 gola

Rezultate surprizë në Europa League, ngecin Juventus dhe Roma!

17.02.2023 - 13:06

Europa League zhvilloi ndeshjet e para me eliminim direkt të vlefshme për fazën e 1/16. Në tetë sfidat e zhvilluara të enjte u prodhuan rezultate surprizë, me disa nga “big-ët” e Europës që ngecën dhe kanë lënë llogaritë e hapura për kualifikimin. Në Amsterdam, Ajax dhe Union Berlin barazuan 0-0, teksa në “Camp Nou” Barcelona dhe Manchester United dhuruan spektakël në barazimin 2-2. Roma u mposht 1-0 nga Salzburg në Austri. Në Torino, Juventus dhe Nantes barazuan 1-1, Sevilla surprizoi duke fituar 3-0 me PSV-në, teksa Monaco fitoi 2-3 në transfertë me Leverkusen. Ndeshjet e kthimit zhvillohen në 23 shkurt.

Në “Camp Nou” Barcelona dhe Manchester United barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të 1/16 për Europa League. Dueli mes dy pretendentëve për këtë trofe nuk prodhoi fitues, teksa tifozët panë një shfaqje të vërtetë futbolli. Dueli u zhbllokua në pjesën e dytë, me Marcos Alonso që shënoi për katalanasit në të 50 minutë. Vetëm dy minuta më vonë, Rashford vendosi ekuilibrat, ndërsa Kounde me autogol në të 59 minutë i dha avantzhin e përkohshëm United. Do duhej e 76 minutë që Raphinha të barazonte ndeshjen në 2-2, për të lënë llogaritë e hapur të kualifikimit në 23 shkurt në “Old Trafford”.

Juventus dhe Nantes barazuan 1-1 në Torino, me ndeshjen që vlente për 1/16 e Europa League. Në përballjen e parë, “Zonja” tregoi se veç krizës në kampionat, edhe Europa duket se nuk ka një busull të qartë. Në minutën e 13-të Vlahovic zhbllokoi ndeshjen, teksa barazimi erdhi nga Blas në të 60 minutë. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Juven që pretendoi për 11 metërsh por arbitri Pinheiro nga Portugalia edhe pas konsultës me VAR nuk drejtoi gishtin nga pika e bardhë.

Në “Red Bull Arena” në Austri, RB Salzburg fitoi 1-0 me Romën për ndeshjen e parë kualifikuese në fazën e 1/16 të Europa League. Ndeshja u vendos nga goli i Capaldo në minutën e 88-të, me djemtë e Mourinhos që marrin një goditje të fortë në arenën europiane. Dueli i kthimit në “Olimpico” do vendos edhe skuadrën e kualifikuar për më tej. Në përballjen e Europës, Kumbulla te Roma ishte në stol dhe nuk u preferua nga Mourinho.

Rezultatet:

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”