17.02.2023 - 13:13
Për merkaton e ardhshme të verës, Milani duket se ka një plan që çon drejt Markus Turamit. I lindur në 1997-ën, anësor (por nëse është e nevojshme edhe pykë) ai do të lirohet nga Gladbahu për shkak të përfundimit të kontratës, për të cilën dështoi çdo përpjekje e rinovimit.
Lojtari ka oferta nga Atletiko e Madridit, Barcelona, por pëlqehet shumë nga Bajerni i Mynihut, që për momentin është klubi favorit në garën për shërbimet e tij.
Kujdes, megjithatë, sepse sharmi i Italisë mund të ketë peshën e tij te djali. Babai i tij, Lilian, siç dihet, ishte prej vitesh pjesë e Serisë A, ndërkohë që për të birin interesohet edhe Interit, përveç Milanit, pasi shihet si pasuesi i Lukakut.