Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë
Sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthejë vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet fushata e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lër të lirë)”.
Në postim më tej thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.
Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.