17.02.2023 - 22:15
Alex Soros, djali i George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po zhvillon në Mynih ku merr pjesë në mbledhjen e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit të tyre, Soros ka shkrepur një fotot me kryeministrin Edi Rama dhe e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.
“Vëllezër me atlete në Konferencën e Sigurisë në Mynih,”- shkruan Alex Soros, pasi si ai dhe kryeministri Rama kanë veshur atlete të ngjashme.