MENU
klinika

Fokus normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Sekretari Blinken takon Vuçiç në Mynih

18.02.2023 - 10:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka takuar dje presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Mynih të Gjermanisë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë.

Përmes një njoftimi, Blinken bën me dije se me Vuçiçin ka diskutuar mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Kisha një takim produktiv me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot në Konferencën e Sigurisë. Diskutuam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës dhe i përcjella mirënjohjen tim për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, ka shkruar Blinken.

“Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme në BE”, ka shtuar ai në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN