MENU
klinika

Patenta rritet nga 45 mijë në 85 mijë lekë

Gonxhe: Qytetarët do paguajnë më shumë për programin që do t’u ofrohet

18.02.2023 - 20:21

Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë 85 mijë lekë.

Për drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhe kjo nuk do të thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë, por do të paguajnë për programin që do t’u ofrohet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Blendi Gonxhe u shpreh se nëse më parë, qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se në kursin e autoshkollës nuk e kanë kryer programin e plotë.

Ai përmendi edhe informalitetin si sfidë në këtë sektor.

“Kjo nuk do të thotë që do të paguhen më shumë, kjo do të thotë që do të paguajnë tamam. Do paguajnë atë që duhet të paguajnë, që të bëjnë programin.

Kjo do të thotë që nëse kanë paguar më pak më përpara, kanë paguar se nuk e kanë bërë programin, kanë bërë një kurs gjysmak.

Janë të gjitha institucionet në këtë betejë, ky është një problem që është ngritur nga DPT, në raport me Shoqatën e Autoshkollave, sepse ka vite, nga viti 2019 që unë jam në këtë detyrë, që luftojmë që të normalizojmë sektorin”, theksoi ai.