MENU
klinika

Fusha për Interin

Milan fiton në transfertë, Bologna për Europë!

18.02.2023 - 21:50

Serie A e futbollit në Itali ka nisur javën e 23-të. Përballjet kanë marrë jetë në 15:00 në Genoa, aty ku Sampdoria vendase humbi 1-2 me Bolognan dhe e sheh veten të “zhytur” në fundin e klasifikimit. Në 18:00 Milan fitoi 0-1 me Monzën, teksa në 20:45 Inter luan me Udinesen.

Në stadiumin “Luigi Ferraris”, Sampdoria nuk mundi të marrë pikë, me miqtë e Bolognas që fituan 1-2 në një ndeshje që deri në sekondat e fundit dhuroi emocione. Dueli u hap në minutën e 27 nga Soriano, që kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 68 minutë ishte Sabiri që nga pika e bardhë e penalltisë vendosi ekuilibrat për 1-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Orsolini shënoi golin e dytë për Bolognan. Pas disa çasteve konsulte me VAR, goli u quajt i rregull dhe Bologna me këtë fitore mban vendin e shtatë në Serie A me 32 pikë. Sampdoria me 11 pikë qëndron në vendin e 19-të.

Për raundin e 23-të në Serie A, Milan fitoi 0-1 me Monzën në transfertë. Në stadiumin “Brianteo”, kuqezinjtë iu falën golit të Messias në minutën e 31-të të ndeshjes, për të marrë fitoren e dytë radhazi pas tre humbjeve në kampionat. Tanimë të besuarit e Piolit shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e tretë. Monza me 29 pikë mban vendin e 10-të në Serie A.

Serie A – java 23:

15:00 Sampdoria 1-2 Bologna

18:00 Monza 0-1 Milan

20:45 Inter – Udinese

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”