MENU
klinika

Artisti që akoma i reziston kohës

56 vjet nga lindja e Kurt Cobain

20.02.2023 - 14:18

56 vjet nga lindja e Kurt Cobain, ndikimi dhe popullariteti i të cilit nuk ka humbur aspak, përkundër që kanë kaluar disa vite që ai edhe ka vdekur.

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60, transmeton KultPlus.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.

”Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rock-u.

Në librin e tij «Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain», të publikuar këtë javë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se «ai reflektonte cënueshmëri dhe afrimitet si rrallë kush».

Për të, muzika e Kurt Cobain vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.

«Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme», thotë Danny Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit «Nevermind», që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe