MENU
klinika

Rrethohet Presidenca…

Shkupi ‘në këmbë’ nga alarmet për bomba

21.02.2023 - 12:40

Autoritetet e sigurisë janë ngritur sërish në këmbë në Maqedoninë e Veriut, pas alarmeve për bombë në disa institucione të rëndësishme të vendit.

Kërcënimet për një sulm të mundshëm janë shpërndarë përmes postës elektronike dhe në shënjestër të tyre janë pallati presidencial dhe disa qendrat tregtare.

“Sot është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel “Marriot”, Hotel “Alexander Palace”, QS “Boris Trajkovski”, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që në terren kanë zbritur njësitë e antiterrorit që po bëjnë një krehje të zonës.

Alarmet për bombë janë shpeshtuar në muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe dyshohet se bëhen përmes e-maileve nga hakera të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të bashkëpunosh me Shqipërinë dhe të ulesh me të përballë fqinjit verior"

“Ballkani i hapur”, Nazarko: Besoj se Kosova ka qenë e ftuar në Shkup, për të kufizuar ndikimin e Serbisë

REL: Çka pas dorëheqjes së Zaevit?

Çfarë çoi në humbjen e Zaevit në zgjedhje lokale?