MENU
klinika

Rritet presioni mbi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Më shumë se 30 vende kërkojnë ndalimin e sportistëve rusë…

21.02.2023 - 13:38

Vazhdon presioni ndaj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për vendimin e tij për të lejuar kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare Lojërat Olimpike Paris 2024. Gjithsej 34 vende, duke përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Australinë, Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut, Italinë, Gjermaninë dhe Zelandën e Re, i kanë dërguar një deklaratë të përbashkët IOC, në të cilën kërkojnë ndalimin e pranisë së Rusisë dhe Bjellorusisë në Lojërat Olimpike.

Letra, rezultat i takimit që u zhvillua mes ministrave të sportit të këtyre vendeve 10 ditë më parë, në të cilin ndërhyri presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, tregon se nënshkruesit kanë “shqetësime të mëdha që olimpistët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë edhe si ‘neutrale’, në kushtet e mosidentifikimit me vendin e tyre, kur ato financohen dhe mbështeten drejtpërdrejt nga shtetet e tyre”.

“Lidhjet e forta midis atletëve rusë dhe ushtrisë ruse janë gjithashtu një shqetësim i qartë. Prandaj, fokusi ynë kolektiv, në çdo kohë, nuk ka qenë kurrë diskriminimi thjesht në bazë të kombësisë, por këto shqetësime të forta duhet të adresohen nga IOC. Për sa kohë që këto probleme themelore dhe mungesa thelbësore e qartësisë dhe detajeve konkrete mbi një model të zbatueshëm ‘neutraliteti’ nuk trajtohen, ne nuk jemi dakord që atletët rusë dhe bjellorusë të mund të konkurrojnë përsëri në Paris 2024,” argumentohet në deklaratë.

“Rusia dhe Bjellorusia kanë në duart e tyre kthimin e plotë të sportistëve të tyre në komunitetin ndërkombëtar sportiv, domethënë t’i japin fund luftës që ata filluan,- përfundon letra. – Ne jemi dakord, që Putini nuk mund të përdorë sportin, për të legjitimuar veprimet e tij në skenën botërore. Ky koalicion kombesh ka mbështetur Ukrainën në fronte të shumta dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ne po ngremë shqetësime serioze me planet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që shikon një rrugë kthimi në sportin elitar për Rusinë dhe Bjellorusinë. Çdo plan për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Paris nuk janë të besueshme”, tha Lucy Frazer, sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo deklaratë vjen disa ditë, pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për vitin e pushtimit rus dhe luftës së agresionit kundër Ukrainës, në të cilën një nga pikat përmbante dënimin e vendimit për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë si neutralë dhe si shtete anëtare, duke kërkua të “ushtronin presion mbi IOC për të anuluar këtë vendim”.

Kjo rezolutë e Parlamentit Evropian bëri që IOC, edhe një herë, të ndikojë në misionin unifikues të ndërtimit të paqes të Lojërave Olimpike. Më parë, Thomas Bach, president i IOC, insistoi tashmë në mbrojtjen e tij, se sporti duhet të mbahej jashtë çdo çështjeje politike. “Nuk i takon qeverive të vendosin se kush mund të marrë pjesë në garat sportive, do të ishte fundi i garave ndërkombëtare, si Lojërat Olimpike dhe kampionate të tjera”, ka thënë ai.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”