Shuhet në moshën 84-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca. Luca ishte bashkëshortja e aktorit tjetër të mirënjohur shqiptar Ndrekë Luca.
Kush ishte Mimika Luca?
Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937. Luca interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj.
Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.