Një automjet në pronësi të një televizioni lokal në Shkodër është djegur gjatë orëve të natës.
Policia bën me dije se automjeti tip Land Rover, ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.
Aktualisht ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.