Liga Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti” zhvilloi dje gjysmëfinalen e dytë të vajtjes për femra në volejboll. Vajzat e Skënderbeut fituan 0-3 me sete kundër Partizanit të “Feti Borova”, duke treguar dominim në parket.
Përballja në kryeqytet nuk u vendos asnjëherë në diskutim nga mikeshat korçare, që dominuan në tre sete. Vajzat e Orlando Kojës fituan setin e parë 20-25, për të vijuar fitoret edhe në setet e tjera. 20-25 dhe 18-25 u mbyllën setet e radhës, me Skënderbeun që merr një rezultat pozitiv.
Ndeshja e kthimit në “Tamara Nikolla” mes këtyre dy skuadrave do jetë në 25 shkurt, me Partizanin që shpreson në një fitore dhe pse do jetë e vështirë. Trajneri i ri i Partizanit, Bulent Karsioglu debuton kështu me humbje.
Në ndeshjen tjetër të Ligës Mbarëkombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Fer Volej fitoi 3-1 me Skënderaj.
Partizani 0-3 Skënderbeu (20-25, 20-25, 18-25)
Takimet e kthimit 25 shkurt 2023
17:00
Skënderaj – Fer Volej (1-3)
Skënderbeu – Partizani (3-0)
*në kllapa rezultati i ndeshjeve të para