MENU
klinika

S’ ka tolerancë për ata që nxisin konflikt

Kurti flet për 6 mijë fishekët që hynë në Kosovë nga shtetasi serb

22.02.2023 - 14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me 6 mijë fishekët që u sekuestruan në kufirin me Serbinë, ku një serb tentoi t’i fuste në mënyrë të paligjshme në veri të vendit. Shtetasi serb u arrestua nga policia e Kosovës. Kryeministri Kurti siguron qytetarët që asnjë njeri që kërcënon paqen në Kosovë nuk do të tolerohet.

Pas këtij njoftimi pritet që drejtësia do të vendos dënimin maksimal, ndërsa Kurti këtë aksion e konsideron si një fitore për mbrojtjen e vendit dhe parandalimin e konflikteve.