MENU
klinika

Ndihmon të lësh duhanin...

Këto 15 sëmundje kurohen nga molla!

09.12.2018 - 11:06

Molla është një nga frutet më të shëndetshëm dhe më kurues në të gjithë botën. Ajo kultivohet në të gjitha kontinentet dhe është përdorur si një frut kurativ që në kohërat më të lashta.

Molla ka vetitë e një antibiotiku dhe është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera mjaft të nevojshme për trupin e njeriut. këto cilësi e bëjnë atë mjaft të vlefshme për largimin e lodhjes trupore, zgjatjes së trupit të fëmijëve, zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, uljen e kolesterinës në gjak, përmirësimin e qarkullimit të gjakut etj.

Molla konsumohet si frut i gjallë, e konservuar ose në formën e uthullës. Nëse çdo mëngjes hahet esëll një kokërr mollë natyrale apo e konservuar, thuhet se ai person nuk sëmuret kurrë.

Por, duhet patur parasysh që molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtëi, sepse kështu bëhet shkak për dhimbjen e stomakut dhe të mëlçisë. Zakonisht, këshillohet që mollët të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë, afërsisht në temperaturën e mjedisit. Në të kundërt, në organizëm do të grumbullohen sasi të mëdha acidesh, që mund të krijojnë shqetësime.

Sakaq, që efekti të jetë i plotë, molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën, sepse cipa e saj përmban lëndë të shumta kimike, ushqyese dhe kuruese. Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës, është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj.

Pra, me fjalë të tjera, sasinë e vitaminës C, që mund të merret duke ngrënë një kokërr mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë gjashtë kokrra mollë të qëruara. Ata që ndjejnë një lloj alergjie ndaj mollës, janë duhanpirësit, për shkak se mukoza e tepërt e zorrëve të tyre, acarohet nga aciditeti i saj. Kështu që, ky fakt shërben shkëlqyeshëm që ata ta lënë duhanin, nëpërmjet një kure me mollë.

Konsumimi i mollëve ndihmon të sëmurët në lukth, reumatikët, njerëzit me gurë në veshka e tëmth, të sëmurët me arteriosklerozë, artrit dhe personat e shëndoshë që kanë dëshirë ta ruajnë shëndetin. Nëse molla konsumohet në mëngjes, krijon disponim gjatë gjithë ditës, kurse në mbrëmjë gjum shumë të rehatshëm.

Supozohet se mollët me ngjyrë të verdhë frenojnë pleqërinë, mollët me ngjyrë të kuqe ndikojnë pozitivisht në enët e gjakut dhe zemër, mollët jeshile janë burim energjie dhe ndikojnë në të mbajturit mend. Nëse doni të keni një formë të mirë trupore, hani një mollë 15 min para buke, sepse frenon oreksin dhe krijon ndjenjën e ngopjes natyrale.

Sëmundja e zorrëve

Një sasi prej 1.5 kg mollë të pjekura, lahet, pastrohet nga farat dhe pjesa rreth tyre në mesin e frutit dhe shtypet mirë, derisa të kemi një pure me trashësi mesatare.

Pureja ndahet në 8 porcione të barabarta dhe konumohet nga personi, po në sasi të barabarta kohore, gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë, acidi i përftuar pengon zhvillimin e bakterieve të ndryshme në zorrë, pasi petkina e mollës, shërben si një sfungjer në stomak, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe tretjen.

Kurimi i gripit dhe kolesterolit të lartë

Priten 8 kokrra mollë në feta, futen në një litër ujë dhe ziehen. Lëngu i përftuar pihet pas ushqimit, nga një gotë e zakonshme uji. Ai neutralizon gripin dhe kollën, ul kolesterolin, përmirëson zërin e ngjirur etj.

Gurët në veshka

Mbushim një gotë ujë me lëkurë mollësh dhe e ziejmë për 10 minuta në një litër ujë. Pasi e kullojmë, çdo mëngjes pimë nga ky lëng një gotë të ngrohtë. Ndihmon në daljen e gurëve jashtë dhe zvogëlon dhimbjen.

Sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Në këto raste, rekomandohet të konsumohet vazhdimisht një kokërr mollë në gjendje natyrale, pasi shton gjakun dhe qetëson ritmin e tij.

Lodhja nervore

Kundër lodhjes nervore rekomandohet të merret një kokërr mollë. Ajo pritet në feta dhe ziehet në ujë. Më pas, lihet të pushojë rreth 1 orë dhe përzihet me një lugë gjelle mjalt. Tretësira e përftuar pihet kurse fetat e mollës hahen. Kjo kurë qetëson thuajse plotësisht, brenda disa minutash lodhjen nervore.

Shiatiku

Shiatiku mjekohet edhe nga mollët e kalbura, duke mbështjellë me to, vendin e sulmuar nga sëmundja. Terapia zgjat 14 ditë ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kurimi i ekzemës

Këshillohet që personat që vuajnë nga ekzema, të konsumojnë mollë me shumicë. Në këtë mënyrë ata mbrohen në mënyrë natyrale nga mbyllja e shpejtë e plagëve dhe kurojnë më së miri sëmundjen.

Zhdukja e “iriqve”

Merret një sasi gjethesh molle, shtypet mirë dhe vendoset të ziejë. Më pas, tretësirën e përftuar e kullojmë dhe lëngun e pimë në sasi të barabarta gjatë 4-5 ditëve. Pas rreth 1 muaji, do të shohim që “iriqët” do të zhduken.

Kundër gjendjes gripale

Merrën 1-2 kokrra mollë, priten në 3-4 copë secila dhe vendosen në 200 ml ujë, për rreth 1 orë. Në këtë mënyrë përftojmë një çaj i cili pihet i ngrohtë nga një filzhan 1-2 herë në ditë. Ky çaj ndihmon gjithashtu për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urnare si dhe infeksionet e këtyre organeve.

Hemmorroidet te fëmijët e vegjël

Nëse fëmijët vuajnë nga hemorroidet, lëngu i mollës është shumë i përshtatshëm dhe mund të përdoret prej tyre që kur janë 3 muajsh. Meren 1-2 kokrra mollë dhe me anë të rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur pasi zihet për gjysëm ore, përzihet me 20-30 gr gjalpë dhe hahet menjëherë esëll. Kura mund të vazhdojë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh.

Sëmundjet kronike të syve

Merren sasi të barabarta molle, trangulli dhe patateje,dhe pasi qërohen, kullohen në rende me ujëmbajtëse. Lëngu i fituar përzihet dhe në të laget një copë pëlhurë e pastër, e cila vendoset në sy dy herë në ditë, duke vazhduar mjekimin për disa ditë.

Dhembjet e veshit

Merret një kokërr mollë e ëmbël dhe piqet në prush. Pasi pastrohet, shtypet e shtrydhet dhe nga lëngu i fituar  hidhen veshit të sëmurë 2-3 pika të ngrohta sa herë që ndjen dhembje.

Helmimet e ushqimeve

Në këtë rast, merren 200 copë gjethe molle, thërmohen dhe vihen të ziejnë në gjysëm litri ujë. Pas zierjes, tretësira kullohet dhe lëngu i përftuar pihet në formë çaji.

Marramendja

Të paktën për 15 ditë rresht duhet të konsumohen nga 2 herë në ditë, nga një filxhan kafeje me uthull molle.

Migrena dhe dhimbja e kokës

Në një enë hedhim 200 gr uthull molle dhe 200 gr ujë. Këtë përftesë e lëmë shumë pak dhe më pas i sëmuri duhet të thithë të paktën 80 herë avullin e ngrohtë të saj. Rezultati do të jetë largimi i plotë i dhimbjes ose në 70-80% të saj.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë të verdhë. Ato përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid rualik. Mollët e egra kanë veti rrudhëze.

Kurimi i diarresë

Merren 60 gr lëvore mollësh të egra dhe vihen të ziejnë në 150 ml ujë. Çai I përgatitur pihet njëherësh dhe kura përsëritet 2-3 herë në ditë.

Mollët e egra në gjendje natyrale ose të ziera, përdoren me efekt edhe kundër acarimeve të grykës dhe në kurimin e sëmundjeve të faringut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN