MENU
klinika

Të paktën 305 nominime

‘Çmimin Nobel për Paqen 2023’

23.02.2023 - 12:03

Të paktën 305 kandidatë janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, numri më i ulët në katër vjet, deklaruan organizatorët.

”Nga nominimet që do të dorëzohen përpara afatit të 1 shkurtit, 212 janë individë dhe 93 janë organizata”, deklaroi Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo.

Vitin e kaluar u panë 343 prezantime. 305 nominimet e këtij viti janë më të paktat që nga viti 2019.

“Për tetë vite radhazi numri i kandidatëve ka kaluar 300. Rekordi aktual prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016”, thuhet në deklaratën e komisionit.

Emrat e nominuesve dhe të nominuarve nuk janë bërë të ditur nga komisioni për mediat apo për të nominuarit për çmimin prestigjioz.

Fituesi do të shpallet në fillim të tetorit. Çmimi më pas jepet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shpikësit të dinamitit Alfred Nobel (1833-1896), i cili vendosi çmimet.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe