MENU
klinika

Hero nga stoli

Inter fiton betejën e parë me Porto-n falë Lukakut!

23.02.2023 - 12:10

Beteja e parë mes Interit dhe Portos është mbyllur me fitoren e italianëve. Sfida e 1/8 të Champions-it para 74 mijë tifozëve në San Siro përfundoi 1-0 falë golit të vonshëm të Romelu Lukaku-t, i cili në këtë ndeshje e nisi në stol.

Që në fillim Interi ishtë më këmbëngulës dhe pas një rasti të Lautaros në fundin e pjesës së parë portieri i Portos u shndërrua në hero. Të njëjtën gjë do bënte edhe Onana në pjesën e dytë, duke pritur një seri gjuajtjesh. Në minutën e 58 Inzaghi vendos të hedhë në fushë Lukaku-n, ndërsa më tej portugezët do ndëshkoheshin edhe më të kuq para se belgu në minutën e 86 të shënonte golin vendimtar.

Në përfundim të sfidës trajneri Inzaghi tha se i vjen keq pasi mund të ishin shënuar më tepër gola, ndërsa Lukaku premtoi se do bëjë diferencën edhe në Portugali. Megjithatë një tjetër përplasje u rregjistrua në fushë nga futbollistët e Interit. Portieri Onana u pa duke i folur ashpër Dzekos, pasi ky i fundit më herët nuk ishte i kënaqur me lojën e portierit. Gjithsesi me fitoren e Interit, Napolit dhe Milanit është hera e parë që tre skuadra italiane fitojnë ndeshjet e para në fazën e 1/8.

Ndërkohë befasi ishte barazimi 1-1 i Manchester City kundër Leipzig. Në Gjermani ishin britanikët të cilët realizuan të parët me Mahrez, por në pjesën e dytë Gvardiol, talenti kroat i mbrojtjes, vulosi barazimin. Për rrjedhojë gjithçka mbetet për t’u zgjidhur në ndeshjen e kthimit në Angli.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”