MENU
klinika

"Humba toruan, nuk zbatoi rregullat"

Dhunoi ish-këshilltarin e Metës, lirohet nga burgu polici malazez

23.02.2023 - 20:23

Dragan Shqekiqi, polici kufitar në Mal të Zi, ka folur për incidentin e ndodhur javë më parë, ku në pikën kufitare dhunoi ish-këllitarin e Ilir Metës, Petraq Milo.

Ai tha se kishte humbur toruan, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhën Milos.

Sipas informacioneve të medias malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljeviq, pas dëshmisë në Prokurorinë e Ulqinit, janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

Gjatë seancës në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj në mbështetje të dy policëve kufitarë

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB e Malit të Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare!

Dhuna ndaj politikanit Petraq Milo/ Si ndodhi ngjarja

Efektivët dhunuan anëtarin e Kryesisë së PL

Pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze