MENU
klinika

1-vjetori i luftës

Ukraina zbulon kartëmonedhën e re me simbolikën e veçantë

24.02.2023 - 18:21

Banka Qendrore e Ukrainës zbuloi një kartëmonedhë përkujtimore për të shënuar një vit nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, me njërën anë që përshkruan tre ushtarë që ngrinin flamurin kombëtar.

Për të shënuar përvjetorin e luftës, ne vendosëm të hedhim në treg një kartëmonedhë përkujtimore e cila do të përshkruajë në një copë letër të vogël një vit emocione, modele, përmbajtje dhe gjëra ikonike,” tha Andriy Pyshnyi, guvernator i Bankës Kombëtare të Ukrainës gjatë një prezantimi në bankën qendrore në Kiev.

Soç raportojnë mediat e huaja, banka qendrore ka punuar shumë që nga pushtimi më 24 shkurt të vitit të kaluar për të mbajtur ekonominë në këmbë dhe për të ruajtur stabilitetin. Verën e kaluar, ajo e lidhi hryvnia në 36.57 për dollarin dhe ka ndërhyrë rregullisht në tregun valutor për të mbështetur monedhën. Falë miliarda dollarëve ndihmë të huaj nga partnerët perëndimorë, rezervat e monedhës së fortë të Ukrainës janë rritur në afro 30 miliardë dollarë, pak më të larta se në fillim të luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN