MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Evi Kokalari sugjerim Berishës: Nëse do që të fitosh zgjedhjet, prish koalicionin me Metën

24.02.2023 - 20:41

Aktivistja Evi Kokalari, e cil anjihet si një mbështetëse e kreut të PD Sali Berisha, ka renditur pesë sugjerime në mënyrë që ky i fundit të fitojë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Një ndër pikat që ajo liston është prishja e koalicionit me Partinë e Lirisë, që dy drejtuesit e partive nënshkruan pak muaj më parë.

Mes të tjeraash ajo shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme ka përfunduar dhe i bën thirrje Berishës që mos të tallet me demokratët, pasi dhuna nuk është përgjigjie.

Postimi i plotë i Kokalarit:

Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:

1- Prish koalicionin me LSI

2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar

3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët

4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal

5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme

Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.

Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët.

Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kam shpresë se do e hapë PD për intelektualë që fitojnë garat"

Evi Kokalari: Berishën e kisha si baba të dytë, është njësoj si Rama!


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”