25.02.2023 - 12:46
Ka pasur një kosto të shtuar të jetesës së familjeve shqiptare për shkak të inflacionit të luftës Ukrainë-Rusi.
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli komentoi në një intervistë për Euronews Albania se bëhet fjalë për 470 euro për çdo qytetar shqiptar.
Në total janë 1.4 miliardë euro kosto që përkthehen në 470 euro për qytetar.
“Për ekonominë tonë nuk është pak dhe nëse bëjmë një krahasim në nivel vjetor nuk është pak. Rreth 500 euro për qytetar, kostoja e luftës, është një kosto edhe për ne, e rëndë,” – deklaroi Çoçoli.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Por ka nevojë për ndihmë!