MENU
klinika

Fituesit

Shpallen çmimet “At Zef Pllumi”

25.02.2023 - 15:31

Bashkia Lezhë nën drejtimin e kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe strukturave kulturore të saj, për të katërtin vit rradhazi ka organizuar konkursin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për veprat dhe jetën e tij.

Ishte një aktivitet i cili vuri në garë 26 autorë që sollën krijimet e tyre në fusha të ndryshme si roman, publicistikë dhe memuaristikë. Veprat e autorëve u gjykuan nga një juri dinjitoze, e përbërë nga: Znj. Flutura Açka (kryetare e jurisë), Z. Arben Prendi, pedagog dhe krijues dhe Z. Tonin Çobani, kritik letrar.

Çmimet fituese të këtij konkursi ishin:

ROMAN

Çmimi letrar në Roman – Andreas Dushi me librin “Në besë të tatuazhit tënd”.

Çmim nderi në Roman – Majlinda Bregasi me librin “Stina e pestë”.

Çmim karriere në Roman – Gjergj Jozef Kola me librin “Treni në fillim të botës”.

PUBLICISTIKË

Çmimi letrar në Publicistikë – Eleni Laperi me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i artit shqiptar” botim i shtëpisë botuese “Mediaprint”.

Çmim nderi në Publicistikë – Bedri Blloshmi me librin “Dosja formulare kategoria 2/A nr 1594”

Çmim karriere në publicistikë – Qerim Vrioni me librin “Shqetësime Qytetare”.

MEMUARISTIKË

Çmimi letrar në Memuaristikë – Xhahit Bushati me librin “Fredi”, libër që i kushtohet poetit lirik Frederik Rreshpja.

Çmim nderi në Memuaristikë – Fatbardha Saraçi me librin “Përndjekja e Hajrije Mulletit”.

Çmim karriere në Memuaristikë – Mark Aliaj me librin “Kodra e Guxhave”.

Ky aktivitet nga viti në vit po bëhet edhe më i rëndësishëm, fakt që vërtetohet me praninë e shumtë të autorëve me veprat e tyre letrare, por edhe me praninë e figurave të respektuara në fushën e gazetarisë, kulturës apo edhe politikës.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu në fjalën e tij u shpreh për rëndësinë që ka kultura dhe arti në zhvillimin e një shoqërie dhe të një qyteti. Nga ana tjetër, Kryetarja e Jurisë, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka, njëkohësisht deputete, u shpreh me nota pozitive dhe optimiste për këtë organizim sa dinjitoz, aq edhe fisnik të këtij konkursi mbarëkombëtar të letërsisë. Ky konkurs, theksoi Açka, që mban një emër të madh, i ben nder jo vetëm letërsisë, por edhe vetë Lezhës e rajoneve përreth, pasi këtu ka objekte kulti e historike me shumë vlerë për tu vizituar. Ndërsa Znj. Alda Bardhyli, Drejtoreshë e QKLL (Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit), gjatë dorëzimit të çmimeve theksoi se çmimi “At Zef Pllumi” e bën jo vetëm librin e letërsinë, por edhe vetë Lezhën më të bukur.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe