La Liga në Spanjë është në javën e 23-të. Gjithçka këtë të diel nisi në Bilbao, aty ku vendasit e Athletic u mundën 2-3 nga Girona. Katalanasit kanë treguar formë të mirë dhe në ndeshjet e fundit e kanë marrë veten, duke qenë vetëm katër pikë pas zonës europiane. Bilbao nga ana tjetër me dy humbjet radhazi i largohet vendit të gjashtë, që do të thotë një vend në Kupat e Europës.
Athletic Bilbao humbi 2-3 me Gironan në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Ndeshja në ‘San Mames’ nisi me golin e Garcia në minutën e katërt, për epërsinë e miqve. Kur pritej reagimi i Bilbaos, Girona shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19-të. Katalanasit detyruan de Marcon të shënonte autorgol. Dueli u hap në minutën e 35 nga Berchiche. Fundi i pjesës së parë (45+1) solli edhe golin e tretë për Gironan. Në 45 minutat e dyta Bilbao u kujtua vonë për golin e dytë, teksa Garcia në të 89 vulosi ndeshjen në 2-3. Athletic Bilbao me 32 pikë mbetet në vendin e 7-të, teksa Girona me 30 pikë në vendin e 10-të.
La Liga – java 23 – e diel:
Athletic Bilbao 2-3 Girona
16:15 Celta Vigo – Valladolid
18:30 Almeria – Barcelona
21:00 Sevilla – Osasuna