MENU
klinika

Publikohet videoja

Takimi në Bruksel/ Kurti dhe Vuçiç shmangin kontaktin sy më sy!

27.02.2023 - 20:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar edhe videon nga ky takim.

Gjatë videos së shkurtër 18-sekondëshe është vërejtur se Kurti e Vuçiç kanë shmangur shikimin me njëri-tjetrin. Ata kanë shikuar në pika jashtë kuadratit fizik të njëri-tjetrit.

Në fund, shefi i diplomacisë së BE-së Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb. Sipas planit, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë. Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj. Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet. Marrëveshja në rast se pranohet, do të jetë ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Ajo se çfarë dihet është se plani evropian nuk e ka brenda njohjen reciproke dhe se nuk është marrëveshja finale që do ta përmbyllte dialogun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN