MENU
klinika

"Shumë shpejt do të keni edhe emrat"

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

28.02.2023 - 11:13

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se shumë shpejt dy shtete të mëdha do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Pacolli u shpreh se aktualisht këto dy shtete e njohin pasaportën e Kosovës dhe shtoi se emrat do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike.

Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, theksoi ai në një intervistë të dhënë për “Euronews”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’