MENU
klinika

"Nuk përmendet njohja!"

Plani i BE-së/ Çitaku: Shumë i paqartë!

28.02.2023 - 11:22

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me planin evropian që u dakordua dje ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë në takimin në Bruksel. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ajo shkruan se plani ka shumë paqartësi. Ndërsa sipas saj, njohja nuk përmendet  dhe thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin.

Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi. E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë. Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, shkruan ajo.

 

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.