MENU
klinika

Vrasja e dyfishtë në Elbasan

Zbërthehet Alibej: I gatshëm të flas

28.02.2023 - 11:46

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”! Kështu ka deklaruar Erion Alibej para GJKKO-së në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

erion alibej

Panorama TV mëson se është e disata herë që Alibej përdor këtë pretekst.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se gjatë seancës në GJKKO, gjyqtarja i kujtoi atij se qëndrimi është i njëjtë me atë të disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte ndodhur.

Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që bëri thirrje gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në shënjestër ishte Oti i Elbasanit

Si dështoi atentati mafioz në Elbasan