Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot dy ndeshjet e para për fazën çerekfinale. Me fillim nga 13:00, në fushë do zbresin katër skuadra. Në Rrogozhinë, Egnatia vendase luan me Laçin në një ndeshje që pritet e luftuar. Të dyja skuadrat kërkojnë një shans për të ngritur trofeun, me Laçin që është ekspert në këtë kompeticion.
Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti luan me Tiranën. Krutanët kërkojnë të “marrin hak” pas humbjes në kampionat më shumë se një javë më parë. Nga ana tjetër Tirana do suksesin në Kupë, me bardheblutë që janë në garë për të dy trofetë. Ndeshjet e kthimit do luhen në 14 mars. Nesër në 17:00 luhen Teuta – Kukësi dhe Vllaznia – Partizani.
Kupa e Shqipërisë – faza çerekfinale:
E martë – 13:00
Egnatia – Laçi
Kastrioti – Tirana
*Ndeshjet e kthimit zhvillohen në 14 mars