01.03.2023 - 14:27
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.
Dhëndrri ka sulmuar me armë zjarri familjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.
Për pasojë, deri më tani dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën. Autori është Dan Kutra.
Arsyet e konfliktit ende nuk dihen.