Shqipëria është shpallur fituese e çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti teksa shkroi në rrjete sociale se “është kënaqësi të ndash jo vetëm me dashamirësit e letërsisë, lajmin e mirë se për herë të parë, Shqipëria është shpallur fituese e Çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë”.
Një çmim i merituar nga Klodian Briçi, përkthyes i mbi 40 veprave të rëndësishme nga letërsia e botërore në gjuhën shqip, për përkthimin “Përrallat e Andersenit” (101 përralla).
“Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit”, tha Margariti.