MENU
klinika

Nuk do të paguajmë 850 mijë lekë

Rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës pezullon marrëveshjen mes DPSHTRR dhe autoshkollave

01.03.2023 - 15:43

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar vendimin për rritjen e çmimit të patentës. Në mbledhjen e fundit, u mor në shqyrtim çështja “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se akt marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

NJOFTIM PËR SHTYP

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 01.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të akt-marrëveshjes së lidhur midis DPSHTRR, DPT, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi: I. Marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:

1. Ndalimin e zbatimit të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi; II. Depozitimin panë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Akt Marrëveshje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës. III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma b), të Ligjit nr.9121/2003

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krahasimi i kostove me vendet e rajonit

Rritja e çmimit të patentave, nisin hetimet


Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë