“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Variçet, si të zgjidhni mes operacionit, trajtimit me lazer dhe çorapeve?
Mjeku: Personat paraqiten tek mjeku për arsye të ndryshme. Duke filluar që nga estetika që është normale. Ka shumë persona që shohin variçet të zgjeruara në sipërfaqe të këmbës, por nuk kanë as dhimbje, as shqetësime.
Ka pacientë që fillojnë të kenë rëndesa të këmbës pa pasur shfaqjen e variçeve të mëdha poshtë lëkurës, që të bëhen të dukshme dhe kanë vetëm disa pikturime të holla të kapilarëve në lëkurë(kjo është faza e parë).
Pacientët paraqiten thamë për arsye të ndryshme. Fillojmë me estetikën. Është një problem estetik mjaft i madh. Insuficiencën venoze ne e ndajmë në 6 shkallë. Zakonisht 2 shkallët e para që janë më të lehtat dhe nuk kemi të bëjmë me insuficiencë të plotë të valvulave të sistemit venoz sipërfaqësor dhe rekomandohet goditja me lazer, radiofrekuenca, po ashtu edhe skleroterapia.
Të cilat japin një efekt estetik shumë të mirë. Nuk është se këto ndërhyrje përjashtojnë mundësinë që pacientit në një të ardhme t’i përsëriten degëzime të tjera të zgjeruara apo edhe të bëjë operacionin e madh.
Në momentin kur insuficienca venoze është e plotë, kemi shfaqje të plotë të paketave varikoze atëherë rekomandohet, skleroterapia, po ashtu dhe operacioni. Heqja e safenës. Në punime të ndryshme nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe midis këtyre dy metodave.
Kur kemi insuficiencë të plotë kemi të bëjmë me operacione. Operacioni bëhet sipas disa metodave. Bëhet dhe me endoskopi dhe mund të bëhet edhe me rreth prerje në lëkurë që përsëri sigurojnë një terapi shumë të mirë për pacientin dhe përsëri këto nuk përbëjnë problem estetik për pacientin.
Për sa i përket terapisë konservative, e cila fillon me mbajtjen e një çorapi shtrëngues, përdorimi i mjekimit ndihmon vetëm në heqjen e simptomave, uljen e simptomave, nuk shërohet sëmundja, sepse vena e sëmurë është aty dhe tenton të ruajë një mosavancim të sëmundjes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.