Qameti po afrohet me hungerimat e veta. Lebetia që ai ndjell perhapet ngado. Koha është thinjur që sot. Njerzia vrapon mos e ze qielli. E nesermja po troket si çekan mbi deputetet shqiptarë. Seanca finale është neser. Ditë e nate per 24 ore do jemi aty. Revolucioni perballe, Babo në ballë , të shiturit dhe qyqaret anash. Zija e bukes dhe e urise ka shuar çdo buzqeshje. Tao hante sot gjithë diten që barku i tij neser të mos ndiej trazim e vuajtje. Zemergjere siç ështe me dha kater pica , ha tha nginju, je ne opozite ske lek mbushu me brum.
Kosta i Gramozit dhe Lindites u pa disi i maskuar me nje kaskete mbi nje karroce teke me kalë. Mbi të kishte ngarkuar nje sheke me djathe, dy qypa ullinj, ca groshe dhe miell , me galop vraponte dhe nuk ja kursente frustat kalit. Genc Gjonçaj si me i fuqishem mbante nje shporet per te gatuar mbi supe. Jona e uruar ca fruta ne qese. Babo ishte pare ne palester teksa bente boks. Elisa qerratesha ne nje poligon bente qitje. Etilda ishte veshur me rrobat e kryqit te kuq dhe ilaçe ne shporta kishte shpene.
Kryezevendes Lideri Muli si Edmond Dantes pas burgut kthehet per shpagim. Zjarri e helmi i fjales do i djegin mjekrren Babos. Une shkova qe sonte dhe u fsheha ne qilar keshtu qe revolucionaret neser te mos me perpijne te gjalle. Boria e Revolucionit Bana, neser pritet te beje çudira. Xhemali ka futur ne parlament nje gomar plot me arme te renda.
Çyrbja ka dy dite qe pi aqsa te mos ti bindet as Babos kur stuhia te kerkoje heronja. Ai si shkopi i pergamberit do te bjere mbi te paudhet. Tezja po pergatit nje kenge me Termenë. Doktori qe jeten ta jep e partine jo po karikon te vetet. O zot çfare na pret. Dridhet femia ne bark te nenes.