MENU
klinika

Disfata në Kupë

Drejtuesit e Partizanit ‘frenojnë’ Colella-n!

02.03.2023 - 12:15

Humbja 3-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë ka sjellë shumë përshtjellim në kampin e Partizanit. Trajneri Colella nuk pranoi të fliste pas ndeshjes dhe më vonë u mësua se ka kërkuar të largohet nga drejtimi, pasi beson se në këtë pikë është e vështirë për ti motivuar të kuqtë. Mirëpo drejtuesit e klubit për momentin e kanë lënë pezull situatën, pasi në program të hënën është derbi me Tiranën dhe nuk duan që situata të rëndohet. Megjithatë nuk përjashtohet që Colella ta mbyllë këtu kapitullin me Partizani, pasi të kuqtë në 2023 kanë patur shumë ulje-ngritje.

Ndryshe ishte situata te Vllaznia, pasi shkodranët u rikthyen te fitoret pas 2 ndeshjeve të vështira në kampionat ku morën 1 humbje dhe 1 barazim.

“S’ka mbaruar asgjë. Është një rezultat 3-1, por luajmë ndaj një skuadre siç është Partizani në ndeshjen e kthimit dhe do tentojë kualifikimin. Për të na mundur ne,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Më shumë jam i kënaqur me fitoren sesa me golin. Shpresoj të vazhdojmë kështu,”-tha Mehdi Çoba, futbollist i Vllaznisë.

Sfida tjetër çerekfinale e së mërkurës në Kupë mes Teutës dhe Kukësit u fitua 2-0 nga durrsakët falë ‘dopietës’ së Sherif Kallakut, ndërsa të martën Tirana mposhti 1-4 Kastriotin dhe sfida tjetër Egnatia-Laçi u mbyll pa gola. Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë do zhvillohen më 15 dhe 15 mars.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”