Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet ku shtetasi Dan Hutra ekzekutoi tre gra, si dhe la të plagosura tre të tjera. Një masakër që tronditi jo vetëm Tiranën, por të gjithë Shqipërinë, duke bërë të mendojmë se sa pak vlerë ka jeta e gruas në vendin tonë dhe sa të pambrojtura janë ato.
Reagime të forta ka patur lidhur me këtë ngjarje, madje pasditen e sotme në orën 17:00 është thirrur të mbahet një protestë para ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë, për të kërkuar siguri për jetën e grave.
Së fundmi, gazetari Isa Myzyraj, ka publikuar disa të dhëna të mbledhura përgjatë vitit të fundit në 10 nga 26 Gjykatat në vendin tonë të cilat tregojnë përmasat e frikshme të dhunës në familje.
Sipas gazetarit shumica e çështjeve janë dhunë në familje kundër vajzave dhe grave, dhe pothuajse të gjitha udhërat e mbrojtjes janë për gratë dhe vajzat.
Të dhënat janë nga data 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2022.
Tirane: 329 çështje dhunë në familje, 524 kërkesa për urdhër mbrojtje.
Fier, 62 çështje dhunë në familje, 275 kërkesa për urdhër mbrojtje.
Gjirokastër, 29 çështje dhunë në familje, 29 kërkesa urdhëra mbrojtje.
Dibër, 42 çështje dhunë në familje, 42 kërkesa urdhëra mbrojtje.
Elbasan, 251 çështje dhunë në familje, 131 kërkesa për urdhëra mbrojtje.
Durrës, 445 çështje dhunë në familje, 335 kërkesa për urdhëra mbrojtje për gratë dhe vajzat.
Lushnje, 169 çështje dhunë në familje, 130 urdhëra mbrojtje për gratë dhe vajzat.
Lezhë, 95 çështje dhunë në familje, 75 kërkesa për urdhëra mbrojtje.
Kukës, 5 çështje dhunë në familje, 14 kërkesa për urdhëra mbrojtje.
Shkodër, 55 vendime fajësie për dhunë në familje, 250 kërkesa për urdhër mbrojtje dhe janë lëshuar 115 urdhëer mbrojtje të menjëhershëm